Hivzi Islami demanton se Komisioni për Matjen e Territorit ishte jo profesional

21.02.2017 10:45:05

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit, Hivzi Islami, ka demantuar gjeografin Fitim Humolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, që kishte dhënë dorëheqje prej Komisionit për matjen e territorit, me arsyetimin se nuk është bërë kurrfarë pune.

Islami ka thënë se Humolli nuk ka pasur asnjë fakt për atë që ka deklaruar.

“Pas konsultimeve dhe përgjigjes më duhet të njoftoj se asnjë nga asistentët nuk kanë shprehur gatishmëri të jenë pjesë e këtij komisioni nga dega e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Islami.

“Refuzimi i tyre flet për argumente shkencore, pas kompletimit të dokumentacionit, komisionit i ekspertëve iu dorëzuan të gjitha materialet, ku specialistët e organizatave dhe agjencive i prezantuan të dhënat hartat kadastrale, hartat topografike, argumentet shkencore etj. Secila Agjenci i prezantojë punët e vet, përveç fakulteti i gjeografisë që kishte publikuar disa të dhëna pa mbështetje shkencore dhe faktike”, ka thënë Islami