Nga ndezja e mbeturinave, zjarri dëmtoi 11 vetura në Prishtinë

21.02.2017 10:49:29

“Në ora 03:35, në lagjen Dardania në Prishtinë, respektivisht në një parking afër rrugës “Lekë Dukagjini”,  e kemi marrë informatën për një rast zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas hetimit fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili  ka përfshirë 11 automjete,  4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.