Hivzi Islami: Do të qëndrojmë larg ndikimeve politike

24.01.2017 12:50:16

Në takimin e parë konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, kryetar u emërua Hivzi Islami nga ASHAK.

Sipas Islamit, kjo detyrë nuk është fare e lehtë ngase materia është komplekse dhe tash e dy vite kjo është zhvilluar nëpër debate me tensione të larta.

“Do të punojmë për heqjen e kësaj dileme lidhur me  kufirin me Malin e Zi. Komisioni nuk do të merret me shkaqet politike, pasi ka të bëjë vetëm me matjen e territorit të Kosovës të të gjitha zonave kadastrale”.

Ndër të tjera, Islami tha se nga ndikimet politike do të qëndrojnë larg.

“Do të qëndrojmë larg  ndikimeve politike. Është për keqardhje që ftesës së kryeministrit nuk i  janë përgjigjur subjektet opozitare të cilat kanë qenë kundërshtuese të këtij procesi”.