Holandë, ekstremisti i djathtë shpallet fajtor për deklaratat anti-Islam

09.12.2016 14:51:56

Lideri i ekstremit të djathtë anti-islamik holandez, Geert Wilders, është shpallur fajtor për nxitje të urrejtjes dhe diskriminim nga një gjykatë e vendeve të ulëta. Në qendër të procedimit, ka qenë një diskutim i tij i mbajtur në një bar, gjatë të cilit Wilders i kërkoi të pranishmëve nëse “i donin apo jo marokenët” në vendin e tyre. Për gjykatësit, diskutimi i mbajtur ishte “jo etik dhe fyes” për popullatën marokene në Holandë.

“Tre gjykatës që urrejnë Partisë e Lirisë, deklarojnë që marokenët janë një racë dhe më dënojnë mua dhe gjysmën e Holandës. Çmenduri!”.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” Geert Wilders, lideri i partisë ekstreme të djathtë anti-Islam, duke komentuar vendimin e gjykatës holandeze që e shpalli fajtor për nxitje të urrejtjes dhe diskriminim ndaj marokenëve.

Megjithatë, gjykata nuk ka dhënë asnjë dënim për të mbi deklaratat e bëra në vitin 2014, kur kishte premtuar të reduktonte numrin e marokenëve në vend, duke nxitur mbështetësit e tij të protestonin kundër tyre pranisë së tyre në Holandë.

“Cilido që të jetë verdikti, do të vijoj të them të vërtetën mbi problemin maroken dhe asnjë gjykatës, politikan apo terrorist do të më ndalojë”, – kishte shkruar ai në “Twitter” para vendimit.