Holokausti nuk ishte vetëm antisemit, por ishte antinjeri

30.07.2016 11:01:36

Nga Dom. Gjergji Meta

don_gjergjiHolokausti? Jo vetëm antisemit!

Dje Papa Françesku ishte në Auschwitz ku gjatë luftës së dytë botërore u shfarosën shumë njerëz, kryesisht hebrenj. Pa fjalime, pa zë, i ulur në një karrige të thjeshtë dhe me gjeste simbolike ai nderoi viktimat.

Ia vlen një reflektim. Nuk mund të anashkalojme faktin se aty, sikurse edhe në kampe të tjera, u shfarosën shumë njerëz si p.sh. romë, homoseskualë , dëshmitarë të jehovait, njerëz me aftësi të kufizuar, gazetarë e intelektualë kundërshtarë të regjimit, priftërinj e murgesha. Holokausti nuk ishte vetëm antisemit, por ishte antinjeri.

Prandaj duhet të kujtojmë, për të mos harruar …