Hoti-deputetëve: Marrëveshja nuk do të ofrojë zgjidhje të përkohshme por afatgjatë, ndryshe nuk ka marrëveshje

12.10.2020 18:28:23

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në interpelancën që po zhvillohet në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike, ka siguruar deputetët që nuk do të ketë dialog teknik.

Sipas tij Kosova ka hyre në këtë proces vetëm për njohje reciproke.

“Sot jam para jush për t’ju njoftuar me rrjedhën e dialogut në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ky është raportimi i katër që bëjë në kuvend për procesin e dialogut. Besoj që kjo është dëshmi e plotë e transparencës që kemi për këtë proces. Siç ju kamë informuar dialogu me Serbinë ka filluar më 10 korrik në Samitin e Parisit. Ky Samit i parapriu takimit të 12 korrikut. Në ndërkohe në përputhje me parimet e dialogut në kemi krijuar trupat e domosdoshme për dialog, ku është emëruar koordinatori për dialogun. Dialogu në Bruksel. Në pajtim më platformën e qeverisë në Bruksel bisedohet ekskluzivisht për marrëveshje për njohje reciproke. Çdo dakordim për cilin do element të marrëveshjes është dakordim parimor. Siç ju kamë infrmomuar edhe më parë në raundet e më pashme është diksutu për të pagjeturit, raportet ekonomike. Rreth të pagjeturve ju njoftoj se kjo përbën një pikë të marrëveshjes, këtu pritet të specifikohen veprimet që duhet ndërmarr për ta përmbyllur këtë pikë të dhimbshme”, ka thënë Hoti.

Hoti tutje ka thënë së asgjë nuk nënshkruhet derisa të dakordohet marrëveshja e plotë ligjërisht e obligueshme që përfshin njohjen reciproke, raporton lajmi.net.

Po ashtu kreu i ekzekutivit ka thënë se ka marrë mbështetjet nga Palmer dhe Lajçak për marrëveshje përfundimtare dhe parimet e qarta që marrëveshja do të përfundoj më njohje reciproke.

“Kosova nuk ka marrë dhe nuk do të merr asnjë zotim pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës. Ju njoftoj se më 4 shtator kemi nënshkruar marrëveshje për të cilin e dini, me datë 6 shtator kam takuar Palmerin dhe Lajçakun, të dy këta më kanë konfirmo mbështetjen për marrëveshjen përfundimtare dhe parimet e qarta që marrëveshja do të përfundoj më njohje reciproke. Në takimin me Lajçak është shtruar tema e obligimeve financiare dhe Asociacionit e komunave serbe. Lidhur me Asociacion qëndrimi jonë është që kjo temë nuk hapet në dialog, pasi ka një marrëveshje që është nënshkrua në virin 2013 si dhe aktgjykimi i Kushtetueses më 2015. Ju siguroj që nuk ka dialog teknik, Kosova ka hyre në këtë proces vetëm për njohje reciproke. Asgjë nuk nënshkruhet derisa të dakordohet marrëveshja e plotë ligjërisht e obligueshme që përfshin njohjen reciproke. Marrëveshja nuk do të ofrojë zgjidhje të përkohshme, por afatgjatë, ndryshe nuk do të këtë marrëveshje”, ka thënë Hoti.