Hoti e Beqiri vizituan Isa Mustafën (Foto)

11.04.2018 20:49:58

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti dhe sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri, e kanë vizituar sot kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën, i cili është kthyer në Kosovë pas qëndrimit për shërim në Gjermani.

“U kalua edhe kjo. Na presin shume pune. LDK e ka prape pergjegjesine, si tash e 28 vjet, t’i prije popullit te Kosoves, dikur per liri e pavaresi, e tash drejt forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Musfatën e ka vizituar edhe sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri.

“Një bashkëbisedim i ngrohtë me Kryetarin. Ai ju kthye familjes, LDK-së dhe Kosovës. Ecim tutje…” ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/