Hoti, Haradinajt: Ke probleme me koalicionin, s’ke të drejtë ta fyesh opozitën

01.03.2019 15:53:53

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka u është kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit në një deklarim për media tha se Thaçi, Limaj, Veseli e LDK-ja i kanë pranuar kushtet e Serbisë për taksën, raporton lajmi.net.

E sipas Hotit, po t’i pranonte LDK-ja kushtet e Serbisë, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur.

Sipas tij, Haradinaj ka problem me partnerët  e koalicionit.

Ky është postimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook:

Po t’i pranonte LDK-ja kushtet e Serbise, sic deklarohet pa asnje argumet z.Haradinaj, Kosova nuk do te ishte shtet i pavarur. Per tri dekada kemi besuar ne shtetin e Kosoves.

Duket qarte se z.Haradinaj ka probleme me partneret e tij te koalicionit. Por, kjo nuk i jep atij te drejte te fyeje opoziten.