Rama i kthehet kanabisit: Plantacionet nuk i solla unë, por i gjeta!

01.03.2019 16:36:35

Në Samitin e Diasporës, kryeministri Rama tha se plantacionet e kanabisit në Shqipëri i trashëgoi nga paraardhësi tij, pasi mori pushtetin në vitin 2013.

“Ka ndodhur çrrënjosja e të gjitha plantacioneve të kanabisit, që nuk erdhën me mua, por i gjeta që kur erdha në pushtet. Lazarati ka qenë aty, të gjithë i kanë dëgjuar Tiranë, Vlorë e Lazarat, që ishte fusha e parë e betejës sonë. Ndoshta nuk kanë dëgjuar Burrelin apo Bulqizën, por këto 3 mera i kanë dëgjuar mirë”.

Rama foli edhe për reformën në drejtësi që ka nisur me sukses sipas tij dhe po vazhdon të largojë nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Gjykatësi e prokurori e kanë mbajtur drejtësinë si pronë private, por ja që erdhi dhe dita që po japin llogari. Procesi nuk ka mbaruar por hap pas hapi po ndërtohet sistemi i ri i drejtësisë duke larguar llumin”.