SHBA: Ushtria amerikane nuk largohet nga ‘Bondsteel-i’

01.03.2019 16:46:16

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar pas raportimeve se kampi “Bondsteel”  mund të mbyllet pas situatës së krijuar nga taksa.

Në një reagim për media, Ambasada Amerikane ka ritheksuar se politika e SHBA-ve është të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave në Kosovë.

Sipas tyre, në Kosovë duhet të ruhet ambient i sigurtë dhe liria e lëvizjes.

Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-së i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë