Hoti i hapur për debat me Kurtin e Haradinaj, qytetarëve duhet tu tregohet cila është oferta më e mirë, tha ai

29.05.2017 17:31:04
????????????????????????????????????

Kandidati për Kryeministër nga Koalicioni LDK-AKR deklaroi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesave të televizioneve për debat publik me kundërkandidatët e tij në zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoti tha se është i gatshëm për t’u përballur me kandidatin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Gjatë një debati me gazetarë në Radiotelevizionin “Dukagjini”, Hoti vlerësoi se një përballje është e nevojshme për t’i krahasuar ofertat politike.

“Sigurisht, kam qenë gjithmonë i hapur sepse njerëzit që duan të marrin përgjegjësi me udhëheq qeverinë e vendit duhet të përballen me njëri tjetrin, t’u tregohet qytetarëve se cila është oferta më e mirë politike në tregun politik”, tha Hoti.

Një debat i paralajmëruar në televizionin “Klan Kosova’ për shkak të një vendimi nga Komisioni i Pavarur për Media që cilësonte të  jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

Deri më tani, kandidatët për kryemimnistër të Kosovës nuk janë përballur asnjëherë në debate televizive.