Hoti kërkon nga Haradinaj të publikoj marrëveshjen me Listën Serbe

02.10.2017 11:07:43

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të sqarojë se cila është marrëveshja që ka bërë me Listën Serbe dhe shefin e tyre Vuçiqin në këmbim të mbështetjes për të formuar Qeverinë.

Hoti ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka kurfarë programi për temat me rëndësi për vendin.

Sipas tij është e pafalshme që pas 17 vitesh Kosova të varet nga disponimi i Beogradi.

“Është e pafalshme që pas 17 vitesh të kthejmë funksionimin e vendit në varësi të dsponimit të Beogradit. Është e pafalshme që të kuzhtëzohemi në çdo vendim të qeverive nga deputetëtet e Listës Serbe”, ka thënë Hoti.

Ai ka kërkuar llogari nga kryeministri edhe në lidhje me ministrin e Zhvillimit Rajonal duke thënë se Kosova nuk guxon të rajonalizohet përmes ministrive të tilla.