Momenti kur sulmuesit e armatosur deri në dhëmbë, fillojnë të qëllojnë mbi turmën në Las Vegas (Foto/Video)

02.10.2017 11:12:52

Një video amatore e filmuar me telefon mobil, shfaq momentin kur sulmuesit në Las Vegas fillojnë të qëllojnë me pushkë automatike mbi turmën që ishte mbledhur për të ndjekur nga afër festivalin e muzikës country.

Mbi 30 mijë persona ishin mbledhur që të ndjekin nga afër këngëtarët e tyre të preferuar në festivalin Route 91 Harvest, në qytetin e dritave (Las Vegas), kur persona të armatosur brenda një hoteli fillojnë të gjuajnë në drejtim të masës.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihen qytetarët duke bërë të pamundurën që ta shpëtojnë kokën, kur e kuptojnë që në drejtim të tyre janë drejtuar tytat e pushkëve automatike, derisa plumbat fluturonin para syve të tyre.

Sulmuesit ishin futur në hotelin Mandaly Bay dhe në një kazino, nga e cila nuk kishin hezituar të qëllojnë në drejtim të civilëve, ku kishte edhe fëmijë.

Deri më tani raportohet për dy të vdekur ku njëri prej të vdekurve është njëri nga sulmuesit, derisa 24 tjerë janë plagosur rëndë dhe 12 prej tyre janë në gjendje kritike.