Hoti: Kurti e ka shkelur dy herë Kushtetutën

10.06.2020 20:24:33

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ish-kryeministri, Albin Kurti e ka shkelur dy herë Kushtetutën.

Këtë e ka thënë në Rubikon, duke potencuar gjithashtu se edhe vendime të tjera do të vlerësoheshin jo-kushtetuese nëse do të dërgoheshin për interpretim në Gjykatë, shkruan lajmi.net.

Ai ka zbuluar gjithashtu se si zëvendës i tij, atë kohë i ka kërkuar Kurtit të mos ngutet me vendime dhe se nuk e ka votuar atë vendim.

“Në qeverinë tjetër, dy herë është shkelur Kushtetuta e vendit, por edhe vendimet nëpër komuna sikur t’ishin dërguar në Gjykatë do të kishin dalë jo-kushtetuese. Ka pasur disa vendime në komuna, që do të ishin shpallur jo-kushtetuese. Në dy vendime është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese. I pata kërkuar kryeministrit Kurti të mos ngutemi me këtë çështje që të mos bëhen shkelje. Unë nuk kam votuar për atë vendim”, tha Hoti.