Hoti: Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë

08.03.2020 10:46:20

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë grave festën e 8 Marsit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishin më pak njerëzorë.

Postimi i plotë:

Përtej urimit formal në një datë si kjo, Gruas – që është nënë, bashkëshorte e motër, dua t’i shpreh respektin, kujdesin e dashurinë që shpesh herë ia mungojmë.

Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë. Ajo paraqet shpresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore, që është synim i shoqërive moderne demokratike.

Liria e barazia e Saj në çdo aspekt nuk janë privilegje për të, por nevoja themelore tonat si shoqëri për të qenë të lumtur dhe të përmbushur.