Thaçi: Shumë gra të Kosovës, zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë

08.03.2020 10:20:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë sitë ai tha se duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi, në të gjitha fushat e jetës.

Kreu i shteti thotë se ndjehet krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera.

Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi!