Hoti: Po bëjmë të pamundurën për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve

09.11.2020 18:51:51

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po bëjmë të pamundurën për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai pas raportimin në Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, tha se çështja e të zhdukurve është më e ndjeshme.

“Çështja e të zhdukurve është më ndjeshme, po bëjmë të pamundurën që kjo çështje të zgjidhet deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit”, tha Hoti.