…..”Puthjet “mekatare”, sic i quaje dikur, te dritherojne, se njelloj si atehere ti i ndjen ato…”!!!

09.11.2020 19:01:45
Pirro Minella
… Befas u takuan perseri ne qytetin e tyre te vogel, ne ate mbremje mes vere, ne ato xhirot e zakonshme. Ajo me familjen e vet dhe me djalin, me bashkeshortin prej krahu. Ai me familjen e tij, me bashkeshorten dhe vajzen prej dore, ku kishte ardhur mysafir per pak dite
Te dy shkembyen veshtrimet e tyre, syte e perballuan me zor tere ate ngarkese emocionale. Ata e dine se cfare i thane njeri tjetrit. Vazhduan rrugen ne drejtime te kunderta. A thua kaq ishte ky takim i rastesishem? Pasi erdhen rrotull bulevardit, kaluan dhe u varen perseri poshte u drejtuan ne lokalin nga me te mire te qytetit. I pari u ul ai me familjen e tij. Diku nje tavoline larg deres kryesore. Pas pak edhe ajo me familjen e saj erdhi te darkonte ne ate lokal.
Ky lokal dikur sherbente edhe si pike takimi i atyre mbremjeve te bukura te kendshme plot variacione. Ajo me kujdes u vendos ne tavoline ne menyre, qe terthorazi mud te shkembenin veshtrime. Midis tyre filloi nje dialog ne distance, por shpirterat e tyre perpeliteshin .
-Sa here te ka ndodhur te kujtosh ate kohe te shkuar, ato caste aq te bukura. Jam i bindur qe nuk mendon se koha, bashke me kujtimet qe mbart me vete jane mbuluar me pluhurin e harreses. Ja sot nuk u shmangesh dot. Pikerisht ne keto momente kujtimet nga pluhuri lakuriq i xhveshi. Apo jo mikja ime? E shikoj si lufton tani me kohen e shkuar..
Ja sot ne keto caste qe jemi kaq afer, ajo kohe erdhi midis nesh, ti mos u tremb, se ajo kohe nuk eshte harruar, fle e strukur diku aty ne thellesi te shpirti tend dhe timin. E di je gati edhe me ze te mohosh ate kohe, se dikur ishe ti ajo pasionantja ne shtrat e xhveshur lakuriq, dritheruese, ne pushtetin e puthjeve aq te zjarrta plot p[asion qe ti i quaje mekatare. E di qe tani re ne dritherimat e puthjeve si flaket e zjarrit aty ne ate strehen e vecuar, kur leshoje trupin.
Me kot e mohon duke thene me vete:
-Nuk isha une ajo, dikush tjeter ishte. Por te tradheton buza qe nuk te bindet qe dridhet, mimika e fytyres, floket qe mundohesh te mbulosh fytyren qe ka marre aq afsh tani.
Me kujdes kthen koken ne drejtimin tim:
-Ti genjeshtarja e vetes tende. Vetem nje molekule kujtimesh duhet dhe ty buzet te lagen, kurse nga trupi teshat i flak, me force. Dhe e shikoj si ju dorezove atij casti kujtimesh, si dikur krejt lakuriq. Befas u rrenqethe, me vrull e shkunde trupin, se ke frike te kujtosh.
Ke frike se ai cast te con ne detin e kujtimeve, pikerisht tani ne kohen qe mendon te harruar te mbuluar nga pluhuri i viteve .
Ke frike, ke shume frike te pohosh se dikur ketu ne kete qytet ke jetuar ate endrren e bukur te dashurise.
E pashe koken si e mohoi me nje levizje ate cast kujtimesh, koken nuk e ktheve me nga une, nuk i durove dot veshtrimet e shpirtit tim, se e di shume mire: Perseri puthjet, ato puthje te zjarrta te dritherojne si dikur si atehere jam krejt i bindur se ashtu do ti ndjesh me tere madheshtine e tyre me forcen me thellesine e tyre, me ndjeshmerine e tyre……..
……Asgje nuk eshte harruar, e ke te mbartur me vete ne shpirtin tend ne cdo cast edhe tani aty ne tavolinen bashkeshortore…..