Tahiri e fton PDK-në në Qeveri, s’flet për ambicien e Haradinajt për t’u bërë president

09.11.2020 19:19:07

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri i ka bërë ftesë publike Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të futen në Qeveri.

Tahiri beson se futja e PDK-së në Qeveri do të ishte shumë e mirë për situatën e krijuar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ftesa ime është për me hy në Qeveri. Jo pse na bën çirak, por në një situatë të tillë, sa më gjatë të jetë do të jetë mirë. Ftesa ime për PDK-në është që ta reflektojnë situatën sa më mirë”, ka thënë Tahiri në T7

Ai nuk ka pranuar që të flas për mundësinë aktuale që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj të bëhet president i vendit.

“Unë nuk mund të flas për president. Unë kam qenë në lëkurën e Uran Ismailit dhe për mua është e ulët të flas për votat për president… Tash s’mund të flas për këtë”, ka thënë Tahiri.