Hoti shpërndan shkrimin e WSJ: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u...

Hoti shpërndan shkrimin e WSJ: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar me coronavirus

26.10.2020 00:03:29

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka publikuar në Facebook një artikull të gazetës prestigjioze Wall Street Journal, në të cilën bëhet fjalë për përhapjen e valës së dytë të pandemisë me coronavirus në botë.

“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga coronavirusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri, të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare”, ka shkruar ai.

Hoti thotë se të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njëjtës familje.

Ndryshe, Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar dy viktima dhe 186 raste me coronavirus, ndërkohë që gjendja e përgjithshme në rajon vazhdon të përkeqësohet me rritje të konsiderueshme të rasteve dhe viktimave të reja në Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Shqipëri.