Hoxha: Drejtësia për viktimat e krimit, detyrë urgjente

17.10.2016 14:04:21

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marr pjesë në Konferencën dy ditore me temën “Java e viktimave të krimit” e cila është organizuar nën patronatin e Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Të pranishëm ishin edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Hoxha, theksoi se diskutimi për viktimat e krimit përbën ndoshta njërën nga temat më të vështira dhe më të ndjeshme, duke e konsideruar edhe ndër detyrat urgjente të përgjegjësive, shkruan gazeta Fjala.

“Përkushtimi për të kontribuar në krijimin sa më të mirë të kushteve politike, juridike dhe sociale që të do të mund të ofronin drejtësi për viktimat e krimit, e konsideroj edhe si njërën nga detyrat më urgjente dhe më sfiduese, gjatë angazhimit tim”, theksoi Ministrja Hoxha.