Hoxha e Lumezi konferencë në Prizren për vdekjen e Deharit

06.11.2016 16:34:10

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha bashkë me Kryeprokruorin e Shtetit, Aleksander Lumezin dhe Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës pritet të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme në Prizren në Qendrën e Shërbimit Korrektues të Kosovës lidhur me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.

Ende nuk është caktuar ora e mbajtjes së kësaj konference, shkruan express. Konferencën e kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Aty, Hoxha e Lumezi do të japin detaje të tjera lidhur me vjedhjen e aktivistit të Vetëvendosjes, i cili mbahej në paraburgim në dyshimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën dhe ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.