Shqipëri/ Petrit Vasili: Rama gënjen, barna onkologjike nuk ka

30.01.2018 12:01:47

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se gënjeu kur tha se do të ketë barne në spital për të sëmurat me kancer.

Vasili i bën thirrje qyetarëve që mos e besojnë kryeministrin.

“Kryeministri që shpërdoron mizorisht dhimbjen dhe luftën për jetën, bëri një teater të pacipëme hallin e madh të zonjës së nderuar nga Rresheni, që i kërkoi barnat onkologjike, që nuk ja jepte prej kohësh spitali. Ky kryeministri, që turpin nuk e njeh u ngrehos e vajti në spital me zonjën nga Rrësheni, që gjoja t’ja jepte vetë barnat e tha pa ju dridhur qerpiku se për pak ditë të gjithë barnat onkologjike do tua siguronte ai të sëmurëve, ai gënjeshtari noterik më i madh i këtij vendi. Barna nuk ka, ky është realiteti. Ndaj miqësisht ju them mos e besoni kurrë kryeministrin sepse ai është gënjeshtra vetë, jeta e tij është gënjeshtër, teatri i tij është gënjeshtër, fjala e veprimi i tij janë gënjeshtër dhe ai gjallon në gënjeshtër”, shkruan kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili në rrjetet sociale.