Xhafer Tahiri: Komuna e Vushtrrisë dhe IADK nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve vushtrrisë

30.01.2018 14:12:58

Komuna e Vushtrrisë dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve që kanë fermerët vushtrrias në zhvillimin e bujqësisë.

Krahas buxhetit prej 401 mijë Eurove që ka për këtë vit, Komuna e Vushtrrisë po punon ngushtë edhe me donator dhe partner siç është IADK-ja që të përkrahim zhvillimin e bujqësisë përmes mbështetjes dhe financimit tëprojekteve të fermerëve tanë.

Qeverisja e re eshte e përkushtuar që nga viti i ardhshëm të bëjë rritje të investimeve dhe fondeve në zhvillimin e bujqësisë, një prej prioriteteve kryesore të qeverisë lokale në zhvillimin ekonomik lokal dhe zbutjen e papunësisë.

Fotografia e Xhafer Tahiri
Fotografia e Xhafer Tahiri
Fotografia e Xhafer Tahiri