HOXHA KOMBËTAR QË I TREGOI QATIPIT SHQIPTAR, SI ME HY NË FARË!

21.08.2020 14:27:17
(Tregim i dëgjuar në Kumanovë nga pleqnarë të kohës, i shkruar dhe mbarështruar në vitin 1981)
Ahmet Asani
Njëherë në kohê të sundimit osman, njê zotni nga një familje, e cila kishte zbritur para shumê vitesh nga malsia, si me thanë nga një fshat i karadakut në qytetin e Gjilanit, ku ishte punësu vet si nëpunës shteti, kishte punësu e martu edhe djemtë me nuse nga familje të bejlerëve e agallarëve, por nuk ishte i kenaqur as me djemtë e as me rejat! Ashtu i paknaqur me frymën brenda perbrenda familjes, vendos të shkoj te një hoxhë i ditun, per me pyet se çfar duhej të bante, për ta ndryshu gjendjen!
Pasi ia tregoi gjithë rastin hoxhës, per frymen e brendshme ne familje me të cilën aspak nuk ishte ikënaqur, hoxha e kuptoi problemin se ku ishte dhe si i ditur e kombetar qe ishte, morri njê qitap (libër) nga rafti dhe nisi ta shfletonte dhe bëhej sikur kërkonte diçka tê posaçme per zotniun e paknaqur! Pasi shfletoi disa faqe u ndal diku në një faqe kah mesi, e shikoi zotninë ne sy dhe e pyeti, se a kishte edhe ndonje djal për martesë?! Po ia ktheu zotnia, e kam edhe një djal pa martu, por pse po më pyet, e pyeti hoxhën me kurreshjte!
Po te tregoj i tha hoxha, ketu ne kete qitap te cilin e ka shkru nje ylema e dijetar i madh shqiptar , po shkrun qe ti ke dal krejt prej farës së shqiptarisë, e per me hy n’farë, po t’bje me shku në filan katundin e karadakut, ( nuk po ia permendi emnin katundit) te filan familja me ia lyp çikën per djal!
Qysh bre aga hoxhë me shku unë si qatip, ne at katund e në ate familje me lyp nuse per djal, ia ketheu zotnia!? E para, aj katund ashtê shumë larg qytetit, e dyta ata janê katalik bre aga hoxhë, vazhdoi te flas zotnia! Po, ia ktheu hoxha, e di që ashtë katund maje bjeshke e larg qyteti, edhe qe janë katolik e di, por unë nuk njoh familje tjetër ma afer, që ka vajza pêr martesê e që e ka ruajt farën e shqiptarisë!
Ngoje ti agen hoxhë, nëse do me u k’thy prap n’farê tê shqiptarisê, shko te ajo familje lypja çikën per djal, edhe mos ban shumê muhabet, po lutju Zotit që ishalla ta jep çikën për djal, se ti ages hoxhë paske dal krejt farësh!