Pronari i motoskafit ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku u mbyt 17-vjeçarja, Anisa Doda.
Në dëshminë e tij para hetuesve, ai ka thënë se të rinjtë e kanë marrë motoskafin me qira për 30 minuta, por ka qenë një pushues që i ka thënë se njëri prej tyre po mbytej në det.
Siç ka deklaruar pronari i mjetit të ujit, menjëherë ka hyrë në det, ku ka parë 25-vjeçarin Bajraktari të kthehej me not.
Pronari e ka pyetur të riun se ku ndodhej 17-vjeçarja dhe ai ja ka kthyer se: “vajza takoi në breg xhaxhain”, raporton “Balkanweb”
Pronari ka dyshuar mbi ngjarjen dhe nuk e ka lënë Bajraktarin të largohet, i cili ka tentuar të ikë, duke njoftuar policinë.








































