Hoxha takon përfaqësuesen e UNDP, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

09.07.2019 14:13:01

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim Maria Suokko nga Finlanda e sapoemëruar si Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, siç njofton Hoxha në Facebook, është biseduar për marrëdhëniet shumë të mira në mes të Ministrisë dhe UNDP-së.

Postimi i plotë:

Takimi me znj. Maria Suokko, të sapoemëruar si Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë, diskutova marrëdhëniet shumë të mira në mes të Ministrisë dhe UNDP-së.

Vlerësova lart punën dhe përvojën e znj. Suokko me UNDP që nga viti 2000 e këndej, dhe shfaqa gatishmërinë e bashkëpunimit me interes dhe synime të përbashkëta, në veçanti fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore.