Hoxha: Turqia përkrahëse e Kosovës në agjendën euro-atlantike

29.09.2017 10:29:40

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe avancimin në agjendën integruese.

Me këtë rast Hoxha, falënderoi Ambasadoren Kiliç për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Turqia për vendin tonë.

Ministrja e Integrimit Evropian po ashtu kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të thellohet tutje.

“Kosova është e përkushtuar që të rrisë dhe forcojë bashkëpunimin në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit të vendit dhe bashkëpunimit bilateral, integrimit në nismat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare”, theksoi Hoxha.

Nga ana e saj, ambasadorja turke ia konfirmoi ministres përkushtimin e saj për të përkrahur edhe më tutje Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.