Ishte hija e Pep Guardiola-s ajo që bëri Ancelotti-n të dukej si një trajner që i ka ikur koha te Bayern

29.09.2017 10:34:15

Kur Bayern Munich shkoi në Londër marsin e kaluar për t’u përballur me Arsenal pas fitores 5-1 brenda dhe gati për të regjistruar një tjetër, çdo gjë dukej bukur në mbretërinë e FC Hollywood. Me siguri, futbolli i shfaqur prej tyre në Bundesliga nuk ka qenë spektakolar, por Carlo Ancelotti fliste me vetëbesim për ekipin e tij përpara ndeshjes në Emirates Stadium.

Ai foli për skuadrën e tij që ishte pranë gjendjes më të mirë fizike, dhe energjisë së tyre të madhe. U duk sikur plani i tij për t’i kthyer në majën e Europës – arsyeja pse u zgjodh si pasardhësi i Pep Guardiolas – po funksiononte në kohën e duhur. Më në fund u duk sikur Bayern do të bëhej një ekip i Ancelotti-t.

Por kjo nuk ishte çështja dhe kjo ndihej. Për të gjithë median botërore, shenja që kishte lënë trajneri katalanas ishte akoma e dukshme.

Dhe ishte pikërisht kjo jeta në hijen e Guardiola-s që i kushtoi postin Carlo Ancelotti-t. Drejtuesit e klubit e dinin që do të kishte një rënie të intensitetit kur Guardiola u largua, dhe kishte zëra që thoshin se kjo nuk ishte domosdoshmërish një gjë e keqe. Të punosh nën drejtimin e Guardiola-s është sfiduese, dhe disa lojtarë, si për shembull Ribery, ishin të lodhur nga mikro-menaxhimi i tij.Image result for guardiola bayern

Kohët e fundit Ancelotti është sulmuar egërsisht. Disa madje kanë thënë se ai nuk bën asgjë. Ky është një budallallëk – për këtë pyesni PSG, që qau largimin e tij për një periudhë të gjatë në vitin 2013. Ancelotti i tregoi PSG-së se çfarë do të thotë të jesh një klub elitar evropian, duke bërë që lojtarët të rikuperohen së bashku duke kaluar kohë me njëri-tjetrin – ashtu siç e bënte edhe Milan-i i madh – dhe duke joshur lojtarë të klasit botëror si Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic. Për ata që thonë se ai nuk ka sy për detaje, ka një anekdotë që ai thirri kapësit e topave në seancën stërvitore me skuadrën e tij me PSG për të minimizuar kohën e rivënies së topit në lojë.Image result for ancelotti bayern

Por duket që nuanca taktike nuk është një pikë e fortë e tija, dhe kjo filloi të frustronte skuadrën e tij – si dhe drejtuesit, që panë Guardiola-n të krijonte një ‘brand’ të dukshëm futbolli te Bayern. Të gjithë do të fillojnë me këngën e vjetër që Guardiola nuk ishte në gjendje të fitonte Champions League në tre vite e gjysmë aty, por ata që e kanë parë nga afër e dinë që futbolli që ka prodhuar ai ekip në ato kohë ka qenë jashtëtokësor.

or madhështia me të cilën mundën Arsenal-in ishte tepër e shkurtër, dhe ajo paraqitje e shëmtuar e pjesës së dytë të ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Real Madrid ishte fillimi i fundit për trajnerin.

Bayern e nisi këtë sezon me shpresën që gjërat të shkonin sa më mirë deri në fund të sezonit, kur pritet të emërohet trajneri aktual i Hoffenheim, Julian Nagelsmann. Por pas disfatës së Parisit ishte Robben ai që zbuloi situatën përpara Hoeness dhe Rummenigge. /telesport.al/