Hoxha viziton Gjykatën Themelore në Pejë, synon fuqizimin e sundimit të ligjit

13.02.2017 16:49:02

Minstrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha së bashku me bashkëpunëtorët e saj ka vizituar Gjykatën Themelore në Pejë, meqë rast u prit nga kryetari i kësaj gjykate, Kreshnik Radoniqi.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit dhe avancimit të procesve brenda përgjegjësive, si dhe për tu njohur me rezultatet dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Pejë, transmeton lajmi.net

Kryetari i gjykatës themelore te Pejës Kreshnik Radoniqi tha se gjatë këtij takimi ka njoftuar ministren Hoxha për rezultatet, aktivitetet dhe sfidat e gjykatës themelore të Pejës. Njëra nga sfidat e kësaj gjykate është  edhe numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve si dhe stafit administrativ.

Kurse Dhurata Hoxha, ka thënë se me këtë vizitë synon t’i sheh nga afër kushtet dhe punën e kësaj gjykate.

“Realizimi i kësaj vizite është bërë më qëllim që ta informoj kryetarin se me procesin e rishikimit funksional të sektorit te sundimit të ligjit presim kontributin e tyre që me te vërtet te bëjmë reforma te thella ta fuqizojmë ligjin por gjithashtu të bartim edhe mesazh tek qytetaret e vendit se të gjithë qytetarët do te jenë të barabartë para ligjit”, u shpreh Dhurata Hoxha.

E sa i përket reformave për ndryshim të ligjit, Hoxha theksoi se rishikimi funksional i sundimit të ligjit është reforme gjithëpërfshirëse dhe është duke u bere per here te parë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, u zhvillua debat shumë produktiv rreth fuqizimit të sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.