Hoxhaj: BE s’ka treguar vullnet politik në tri vitet e fundit për ta mbështetur Kosovën

01.03.2018 13:57:45
Zëvendëskryetari i PDK-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se  Bashkimi Evropian nuk ka treguar vullnet politik për Kosovën, krahas mos vullnetit politikë  nga radhët e partive parlamentare në Kuvend për ratifikimin e demarkacionit.

Ai këto i ka thënë të enjten në një konferencë për media.

“Mungesa e vullneti politik vendor për ratifikimin e demarkacionit për irnoni po përcillet edhe me një mungesë të vullnetit nga BE, e cila në këto tri vitet e fundit nuk ka treguar edhe aq vullnet politik  për ta mbështetur Kosovën”, është shprehur Hoxhaj.

Ai duke folur për ratifikimin e demarkacionit ka thënë se nëse në javën e ardhshme nuk ratifikohet demarkacioni, Kosova mund të humb shansit e fundit për liberalizim, pasi BE në vitin 2019 do të ketë zgjedhje të brendshme.

Hoxhaj ka ftuar që të ketë një koncensues nga të gjitha partitë parlamentare për ta votuar marrëveshjen kufitare me Malin e Zi.

“Është koha e fundit që javën e ardhshme të ratifikohet. Ftojmë gjithë spektrin politik që ta përkrahin marrëveshje. Nëse javën e ardhshme nuk e ratifikojmë demarkacionin mund ta humbim shansin e fundit për liberalizim pasi në vitin 2019 BE ka zgjedhje të brendshme”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka thënë se dje është humbur një seancë i mirë që në vizitën e zyrtarëve të BE-së, Kosova ta ketë ratifikuar demarkacionin.