Hoxhaj mohon se Lista Serbe ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me Beogradin

07.09.2017 16:14:10

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enver Hoxhaj ka mohuar se Lista Serbe ka kërkuar ditë shtesë për t’u konsultuar me Beogradin rreth formimit të Qeverisë.

“Jo, absolutisht jo”, u përgjigj Hoxhaj i pyetur rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë, ndonëse përfaqësuesit e Listës Serbe thanë se do ta presin dritën jeshile nga Beogradi për ta votuar Haradinajn, Hoxhaj tha se asnjë kryeqytet nuk mund të japë dritë jeshile, pos Uashingtonit