Mjekët vazhdojnë grevën edhe për dy ditë

26.12.2018 22:18:48

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, ka marr vendim që të vazhdojnë grevën edhe për dy ditë, deri ditën e premte.

Ata kanë bërë të ditur se për shkak të festave te fund vitit ata do ta fillojnë grevën prapë më datë 3 janar të vitit 2019, e cila do të jetë pa limit kohorë, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

“Pasi që nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, u morr vendim që greva 24 orëshe të kthehet në grevë 72 orëshe. Pas festave të fund vitit pra me datë 03 janar 2019 vazhdohet greva pa limit kohorë deri në reflektimin e qeverisë vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë”, thuhet në njoftim.