Hoxhaj për vdekjen e diplomatit amerikan: Demokracitë e reja i kanë borxh atij

27.05.2017 12:58:18

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se diplomati amerikan, Zbigniew Brzezinski që ka ndërruar jetë sot do të kujtohet gjithmonë si një mendimtar i madh.

 

“Demokracitë e reja në botë i kanë borxh atij për vizionin e tij strategjik”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.

Brzezinski që ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare kishte ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet globale para, gjatë dhe pas angazhimit të tij në Shtëpinë e Bardhë si Këshilltar për Çështje të Sigurisë.