Hoxhaj: S`mund t`i iket ratifikimit të Demarkacionit

03.04.2017 12:22:07
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk mund t`i iket ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxhaj ka thënë se ky kusht për heqjen e vizave do të jetë edhe në vitet në vijim, nëse nuk ratifikohet tani. Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Stabilizim -Asociim.

Përndryshe ratifikimi i Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi është vënë kusht në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave qysh në vitin 2012 kur është dhënë udhërrëfyesi për liberalizim.

Mirëpo, koalicioni qeverisës që nga 26 gushti 2015 nuk ka arritur të siguroj 80 votat e nevojshme për ratifikim, pasi opozita dhe një pjesë e deputetëve të pushteti e konsiderojnë të papranueshme këtë marrëveshje, pasi sipas tyre me këtë Kosova i humb mbi 8 mijë hektarë tokë.