Hoxhaj thotë se ikjet nga Kosova janë me skenar të huaj

07.09.2017 20:48:43

Ikjet e fundit të njerëzve nga Kosova nuk po ndodhin për shkak të pakënaqësisë me zhvillimet politike ne vend.

Kështu po pretendon ish-ministri i  Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i cila tha se mori informata se e gjithë kjo ishte  planifikuar javë me parë  nga një institucion jashtë Kosovës për qëllime te tjera.

Andaj ai kërkoi nga qytetarët e vendit të mos bien pre e provokimeve të tilla, njofton Klan Kosova.

Madje Hoxhaj ka thënë së për të hulumtuar këtë rast janë angazhuar edhe institucionet e sigurisë.