Ministria që rrezikon të shuhet në Qeverinë e ardhshme

07.09.2017 21:01:08

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh ministër në largim i Ministrisë së Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka vënë në dyshim se a do të funksiojë Ministria për Dialog.

Krasniqi ka thënë se nuk është i sigurt nëse Ministria që drejtohet nga Edita Tahiri do të funksionojë në Qeverinë e ardhshme që pritet të votohet të shtunën.

“Nuk e dimë se a do të funksionoj Ministria për Dialog. Për këtë janë në bisedime”, është shprehur Krasniqi.

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë pritet të kalojë në nivel presidencial