Hoxhaj: Tuzi shqiptar, një fitore për histori

04.03.2019 00:09:07

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar shqiptarët për fitoren në Tuz.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar shqiptarët për fitoren në zgjedhjet në komunën e Tuzit, në Mal të Zi, shkruan lajmi.net.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxhaj tha se fitorja e shënuar sonte është një fitore për histori.

“Tuzi shqiptar. Një fitore për histori. Urime koalicionit të partive shqiptare të cilat u bën bashkë për interesin e qytetarëve shqiptarë duke lënë anash inatet e politikës ditore. Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare në qytete tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij. URIME KUQ E ZI”, ka shkruar Hoxhaj.