Shpendi me ‘Audi’ zyrtare te VV-ja në Kodrën e Trimave

29.12.2016 10:23:25

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është parë mbrëmë me veturë zyrtare te zyrën e partisë së tij në Kodrën e Trimave

Shpendi si duket mbrëmë ka përtuar t’i hipë autobusit numër 3 i cili të çon në lagjen Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Ai, pas orarit të punës ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të shkuar në një mbledhje që kishte partia e tij në zyrën në lagjen Kodra e Trimave.

Ahmeti ka keqpërdorur veturën Audi me targa 01Z-02-19. Siç shihet edhe në një foto të siguruar nga Kosova Sot, vetura madje është e parkuar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

Kreu i Prishtinës njihet si zyrtari i shtetit që shkon në punë me autobus, por kësaj radhe ka shkuar në mbledhje të partisë me veturë zyrtare. Edhe Vetëvendosje njihet si partia që ka kundërshtuar më së shumti keqpërdorimet e veturave zyrtare