Human Rights Watch: Kosova i shkeli të drejtat e njeriut në mënyrë të egër

31.03.2018 11:49:37
Fondacioni i Të Drejtave të Njeriut ka reaguar edhe njëherë për arrestimin ende misterioz të gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe dëbimin e tyre në Turqi.

Ky fondacion, thotë se vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe t’i dorëzojë ato tek autoritetet turke dje, tregon një mospërfillje të kot për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Duke i quajtur arrestimet e dyshimta, HRF, thekson se të njëjtit u dërguan drejt torturës, derisa kërkojnë nga krerët e shtetit që të kërkojnë hetim tërësor për krejt situatën.

“Përveç arrestimeve të dyshimta, burrat u dërguan në një vend ku ata përballen me një rrezik serioz të torturës.

Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe kryetari i parlamentit, të cilët pretendojnë se nuk kanë njohuri për operacionin, duhet të kërkojnë një hetim tërësor dhe të shpjegojnë se si ndodhi kjo trazirë”, thuhet nga ky fondacion.