Humanizëm në kohë vërshimesh në Maqedoni

08.08.2016 10:15:07

Në Maqedoni në 48 orët e fundit kishte tmerr dhe frikë për vërshimet që morën jetën e 21 personave dhe shkaktuan shumë dëme materiale.

Ajo çka ra në sy ishte edhe humanizmi dhe gatishmëria e popullatës brenda dhe jashtë Maqedonisë për të ndihmuar të dëmtuarit nga vërshimet dhe familjet e viktimave.

Dje kishte kaos, por njerëzit treguan zemrën e mirë dhe humanizmin në terren.

Telegrafi Maqedoni ju sjell dy fotografi që tregojnë se ka ende njerëz të mirë që sakrifikojnë veten për të ndihmuar ata që kishin nevojë.

Në fotografi shihen një polic i cili mba në dorë një fëmijë dhe një i ri i cili e mba në krahë një të mëshuar.

Polici hero

Fotografi 1