Humoristi i publikon video në Instagram, 15 vjeçarja nga Ferizaji tenton vetëvrasjen

06.07.2017 20:46:57

Një vajzë 15-vjecare nga Ferizaji ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi një video e saj është publikuar në Instagramin e një humoristi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë ndërkohë familjarët janë shprehur të shqetësuar pasi vajzës i është shkelur privatësia.

Sipas familjarëve, vajza kohë më parë ka realizuar një video live në Instagram ku shfaqej duke biseduar me shoqërinë, por pak kohë më pas videoja është publikuar nga një person i quajtur Burim Ademi, që e shfrytëzon Instagramin e tij për të publikuar video ‘vines’ ose për të bërë humor me video që qarkullojnë në rrjete sociale.

Burim Ademi nga Ferizaji, është mjaft i njohur në Kosovë për humorin e tij që zakonisht e përçon përmes videove të publikuara në rrjetet sociale.

Rrjetet sociale kanë ndryshuar jetën e njeriut, herë për mirë e herë për keq. Një vajzë 15-vjecare nga Ferizaji ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi një video e saj është publikuar në Instagramin e një humoristi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë ndërkohë familjarët janë shprehur të shqetësuar pasi vajzës i është shkelur privatësia. Sipas familjarëve, vajza kohë më parë ka realizuar një video live në Instagram ku shfaqej duke biseduar me shoqërinë, por pak kohë më pas videoja është publikuar nga një person i quajtur Burim Ademi, që e shfrytëzon Instagramin e tij për të publikuar video ‘vines’ ose për të bërë humor me video që qarkullojnë në rrjete sociale. Burim Ademi nga Ferizaji, është mjaft i njohur në Kosovë për humorin e tij që zakonisht e përçon përmes videove të publikuara në rrjetet sociale.