Hungëritësit shumëvjeçarë apo shegërtët e veglave të SHIK-ut

04.12.2016 23:53:48

Nga Rexhep Kastrati

Zgjedhjet në Drenas nuk kanë qenë barometër për LDK-në. Të këtillë e paraqesin vetëm prostitutat medietike dhe politike që me vite janë duke hungëritur kundër LDK-së, si dhe disa të tjerë që në emër të rugovizmit bëjnë punën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Sami Lushtakut etj. Dhe këta që nuk po e shohin sesa më të zëshëm që po bëhen, aq më shumë po tregojnë vegëlsinë dhe prostituimin e tyre medietik dhe politik. Por të këtillët harrojnë, ose bëjnë se harrojnë se në Drenicë, LDK edhe në kohë të presidentit Rugova nuk fitonte zgjedhje. Në anën tjetër, në Drenicë ka të tillë që rrahnin gjoksin si kampionë të rugovizmit, por që ishin gati njësoj të inkriminuar si të inkriminuarit tjerë. Mjaftojnë të kujtojmë zgjedhjet e vitit 2013 në Skënderaj për ta kuptuar këtë. Shegërtët e atyre që i bënin keq LDK-së në emër të rugovizmit, sidomos në Drenicë dhe që nuk i fshehin jaranitë e tyre me Sami Lushtakun dhe me të tjerët si ai, e dinë mirë se kush nxirrte kukulla në Skënderaj për t’ia marrë edhe ato pak vota që kishte LDK në atë komunë. Sigurisht se nëse duan, mund të përmendi edhe emra konkretë.