Hysamedin Feraj me rrenën se edhe Rugova ka qenë kundër SHBA-ve, shpalli kundëramerikanizmin si ideologji të VV-së

07.03.2020 21:46:10

Nga Rexhep Kastrati

Presidenti Rugova ka arritur që kauzën për liri, pavarësi, demokraci ta ngriste në nivelet më të larta botërore, duke ndërtuar aleancat më të fuqishme botërore: aleancën me shtetet më të fuqishme demokratike dhe me NATO-n! Projekti i tij me tri opcionet: 1. Republikë nëse do të ruhej Jugosllavia; 2. Kosova e pavarur si zgjidhje kompromisi nëse do të shkatërrohet Jugosllavia, dhe; 3. Bashkim kombëtar nëse do të ndryshohen kufijtë e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, është projekti që është në realizim e sipër, pasi tashmë jemi në fazën e pavarësisë dhe duke pritur ndryshimin e kufijve ndërmjet shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, për të kaluar në fazën e tretë: bashkimin kombëtar! Dhe kjo ka ndodhur për shkak se ky projekt ka qenë dhe është në përputhje me zhvillimet rajonale dhe botërore dhe për të është punuar ngushtësisht me aleatët! Është e qartë se ky nuk është projekt amerikan, por projekt shqiptar. Ka qenë aftësia, strategjia dhe angazhimi i vazhdueshëm i presidentit Rugova për të ndërkombëtarizuar arsyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës si zgjidhje kompromisi, pastaj për të bindur aleatët që të konsiderojnë këtë opcion e deri te arritja e të bindurit të aleatëve se pavarësia e Kosovëssi zgjidhje kompromisi të realizohej! Proceset kanë rrjedhur në makroplan sipas projektit të presidentit Rugova, sepse është ai që ka parashikuar një protektorat civil dhe ushtarak ndërkombëtar! Dhe madhështia, veçantia dhe unikaliteti e presidentit Rugova është se bëri bashkësinë ndërkombërare mbështetëse dhe realizuese të projektit të tij për liri, pavarësi e demokraci, e nuk mori projekt të huaj dhe të dëmshëm për Kosovën, siç bënë të tjerët, përfshirë edhe Albinin, i cili ka projektin e Boris Tadiqit për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar duke ia dhënë një pjesë Serbisë. Presidenti Rugova ka ndërtuar një projekt autentik bazuar në të drejtën historike, etnike, demokratike, gjeopolitike dhe kushtetuese, duke përfshirë të gjithë skenarët e mundshëm rajonalë dhe më gjerë, me vizionin për partneritet të përhershëm me SHBA-të! Presidenti Rugova nuk ka qenë në pozicione kundëramerikane, por të një bashkëounimi dhe bashkërendimi të plotë me SHBA-të! Presidenti Rugova ka hyrë në skenën politike në kohën më të rëndë për Kosovën dhe në udhëkryqet më të ndërlikuara rajonale dhe botërore, që kishte paqartësitë dhe rreziqet se çdo gabim në hapa do të fundoste fatet e këtij kombi! Presidenti Rugova ka shmangur çdo rrezik për çarje të brendshme dhe të përfshirjes në konflikte të të tjerëve dhe të kthehej Kosova në një tokë të djegur! Të thuash se të gjitha këto dhe të tjera janë arritur duke pasur Amerikën kundër, është budallaki që nuk matet me asnjë peshore! Mirëpo, mjeranë si Hysamedin Feraj që nuk di ku e ka kokën e ku këmbët, që tash e mban veten albinist, nuk kanë gajle fare se shpërfaqin budallakina të tilla që nuk kanë asnjë bazë reale. Asnjë kundërshtar i derisotëm i presidentit Rugova nuk ka vënë në dyshim thelbin e filozofisë së tij politike që bazohet në miqësi të përhershme me SHBA-të, kurse ky Hysamedin Feraj del kundër të gjithëve dhe kundër asaj që dihet botërisht, duke shpërfaqur jo thjesht injorancë, jo thjesht dashakeqësi, por përpjekje djallëzore për të arsyetuar kundëramerikanizmin e Albinit me presidentin Rugova, nëpërmjet tautoligjive politike e logjike, dhe nëpërmjet kthimit përmbys të filozofisë dhe angazhimit rugovian! E vërteta është se Albini përfaqëson të kundërtën e filozofisë politike të presidentit Rugova në tërësinë e saj, përfaqëson konfrontimin me SHBA-të, e jo komunikimin dhe partneritetin me shtetin amerikan! E vërteta është se Albini përfaqëson frymën ideologjike që demokracinë amerikane e teajtonte imperializëm amerikan, e që është fryma e Enver Hoxhës, udhëheqësit komunist të shtetit shqiptar! E vërteta është se Albini përfaqëson të kundërtën e ndjesive historike të shqiptarëve për SHBA-të që janë më të vjetra se presidenti Rugova, e që lidhen me mërgimet e para të shqiptarëve në
SHBA, me futjen e SHBA-ve në gjeopolitikën botërore dhe evropiane, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore kohë kur shpëtuan shtetin shqiptar nga copëtimi dhe kur shpëtuan shqiptarët e Kosovës nga makineria gjenocidale serbe! E presidenti Rugova kishte parasysh të gjitha këto që qartësisht i nxjerrin SHBA-të aleatin e sigurt, të natyrahëm dhe më të besueshëm! Prandaj, është rrugë e gabuar të përpiqesh të arsyetosh kundëramerikanizmin e Albin Kurtit dhe të VV-së me emrin e presidentit Rugova! Askush nga shqiptarët, mbështetësit e vërtetë të LDK-së jo se jo, nuk besojnë se presidenti Rugova ka qenë kundëramerikan, por ua bën edhe më të qartë kundëramerikanizmin e Albinit!