I arrestuari për fajde, Ismet Osmani-Curri, lirohet nga paraburgimi

11.10.2019 17:11:47

I arrestuari për fajde, Ismet Osmani-Curri është liruar nga masa e paraburgimit, në të cilën ndodhej tash e sa muaj.

Këtë e kanë burime nga gjykata, por edhe avokati i Currit, Alban Arifi.

“Kanë pushuar arsyet e arrestimit të tij, ndërkaq ai është liruar”, ka thënë Arifi.

Osmanit masa e paraburgimit nuk do t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër, as atë të arrestit shtëpiak.

Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për kryerjen e veprës penale të fajdes.

Ai bashkë me të tjerët është arrestuar kohë më parë nga Policia e Kosovës.

Ismet Osmani – Curri, është nga Mitrovica dhe është themelues i kompanisë “Dafina” në Brno të Çekisë, qytetin e dytë më të madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës.