Policia e Pejës bën të ditur se më 28 mars, ishte njoftuar nga Shërbimi Korrektues se një person i dyshuar i burgosur nën mbikëqyrjen e tyre ka ikur nga QKU-ja ku ishte dërguar për t’u trajtuar.
L.G. 1998, derisa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKU-së dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.
I njëjti ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës.
Më të pranuar informatën janë aktivizuar njësitet policore në detyre dhe rreth orës 22:00 në fshatin Grabanicë, gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar në një automjet i tipit ‘Mercedes’ me targa regjistrimi vendor.
Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç’rast kishte tentuar të ikte policisë, por fal reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në Stacionin policor në Klinë.
Për këtë janë njoftuar autoritetet nga Qendra korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër vjet.






































