I burgosuri që trajtohej në spital qëllohet për vdekje nga policia, pasi ua drejtoi revolen elektrike (Video, +18)

29.09.2017 15:06:41

Një polic ka qëlluar për vdekje një të burgosur që po trajtohej në spital, pasi ia drejtoi revolen elektrike policisë dhe infermieres.

Kamerat e sigurisë të instaluara në uniformën e policisë, shfaq momentin kur i burgosuri Cody O’Bryan vritet me një plumb, pasi u mundua të përdor revolen elektrike (elektroshok), transmeton Telegrafi.

Policia e Las Vegasit janë duke hetuar rastin, se pse viktima 31-vjeçe ishte lënë vetëm në dhomë me një qante afër vetes që kishte revole elektrike, dhe pse nuk ishte shtrirë në shtrat si duhet.

Zyrtarët policorë kishin pranuar një telefonatë nga O’Bryan gjatë të shtunës, ku i kishte telefonuar edhe autoambulancës pasi nuk ndihej mirë.

Dhe pasi që është dërguar në spital për trajtim, ai duke menduar se do t’i frikësoj policinë dhe të arratiset ua drejtoi revolen elektrike, veprim ky që i kushtoi me jetë. /Telegrafi/