I liruari për sulmin ndaj kryeministrit, do kompensim

24.09.2016 16:11:27

Mbrojtja do të kërkojë kompensim për kohën e kaluar në paraburgim të ish-të akuzuarit për tentim-sulm ndaj eskortës së Kryeministrit.

“Në momentin e parë që rasti bëhet i plotfuqishëm, ne do te kërkojmë kompensimin e dëmit dhe kompensimet tjera që janë të parapara me ligj,” tha Tomë Gashi – avokati i Trim Gashit.

Trim Gashi akuzohej nga Prokuroria në Prishtinë për tentim-sulm ndaj makinave të eskortës së kryeministrit dhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Për këtë sulm në tentativë u arrestua e më pas u gjykua aktivisti i “Vetëvendosjes”, Trim Gashi.

Gashi u shpall i pafajshëm më 11 mars të këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë.