Politikani dhe djali tij rrahën infermieren (Video)

24.09.2016 15:49:46

Peramjit Singht, pjesëtar i partisë nacionaliste në Indi dhe biri tij Gurjeet, janë bërë të dhunshëm dhe e kanë rrahur infermieren, sepse u kërkoi të prisnin te banaku i recepsionit.

Ramadeep Kaur, e cila shërben në spitalin Gupta në Punjab, ishte shtatzënë në muajit e pestë, kur u rrah dhe u shtri në dysheme nga politikani me të birin, transmeton Telegrafi.

Ata janë ofenduar shumë, sepse ajo nuk ia ka lejuar të hyjnë ordinancë duke iu kërkuar të presin në radhë si edhe pacientët e tjerë për të kryer kontrollin.

Madje, ata kanë qenë në gjendje të mirë fizike, derisa para tyre prisnin të moshuar me shumë probleme shëndetësore.

‘Times of India’ raporton se Kaur është mirë dhe po e vazhdon shtatzënësinë, kurse politikani ende nuk ka bërë ndonjë kërkim falje. /Telegrafi/