Jevtiq kundërshton idenë e përfshirjes së opozitës në dialogun me Serbinë

24.09.2016 15:36:09

Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtic tha sot, se ideja që opozita të përfshihet në dialogun e Brukselit, në këtë kohë nuk do të jetë aspak e dobishme.

Kjo pasi sipas tij, opozita nuk do ta ndihmoj në asnjë mënyrë procesin që është duke u zhvilluar në Bruksel, në radhë të parë për shkak të qëndrimeve që partitë e opozitës kanë duke kujtuar  sjelljen e tyre radikale, pikëpamjet dhe idetë e tyre, shkruan Tanjug.

Përfshirja e opozitës siç vlerëson ai,  do të thotë përdorimi i gazit lotsjellës në institucionet e BE-së.

“Dialogu i Brukselit duhet të kontribuojë në zbutjen e qëndrimeve dhe madje edhe marrëdhëniet në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, dhe unë nuk mendoj se ata që duan një mënyrë radikale për të zbatuar disa nga idetë e tij do ta ndihmojnë këtë proces” ka përfunduar Jevtic.